BLIC.TV

Çeku: NATO bombardoi edhe UÇK-në

06/14/2019 22:33
nga:Gazeta Blic

Në disa raste sipas gjeneralit të UÇK Agim Çeku, ka pasur sulme ajrore të trupave të NATO ndaj UÇK gjatë fazës së bombardimeve e që zgjatën 78 ditë.

Sipas Çekut më vonë është kuptuar se NATO ka kërkuar falje dhe se këto sulme nuk kanë ndodhur qëllimisht.

“Ka pasur raste të tilla për shembull kur UÇK e ka marrë kazermën e serbëve ne Koshare dhe ka ndodh sulmi mbi atë kazermë dhe më pas sulmi ndaj bunkerëve të UÇK në Koshare, por ata janë arsyetuar se ka qenë gabim dhe edhe unë e besoi se ka qenë gabim, sepse deri në javët e fundit gjuajtja e caqeve ka qenë taktike siç e quajnë ata, pra piloti e ka pasur zonën e tij të veprimit dhe në atë zonë dhe vet ka vendosur se cilat caqe do t`i godasë. Ka pasur raste edhe në Shtabin e Përgjithshëm, por sulmi më tragjik ka qenë mbi popullatën shqiptare në Korishë të Prizrenit dhe për të gjitha këto ka pasur shpjegime nga NATO si të paqëllimshme dhe nuk kemi pasur arsye të mos iu besojmë”, raporton gazeta Blic.

    #BLICINTERVIEW | I ftuar, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku