Lajme

Çekia mbështet Kosovën në anëtarësimin e saj në Interpol

06/13/2019 15:17
nga:Xheneta Uka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka filluar takimet me delegacionet më të larta shtetërore të shtetit çek.

Mikëpritje e ngrohtë nga ministri i jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, një mik i Kosovës dhe përkrahës i proceseve integruese të Republikës së Kosovës u realizua në ambientet e këtij institucioni.

“Vizitë e ngrohtë dhe shumë mikpritëse në Pragë. Në takim me ministrin e jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek, një mik i Kosovës dhe përkrahës i proceseve integruese të vendit biseduam për thellimin e marrëdhënieve tona dhe ndërtimin e një partneriteti gjithëpërfshirës, në të gjitha fushat me theks në zhvillimin ekonomik dhe të investimeve” ka shkruar Pacolli nw Facebook.

Në takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërtimin e një partneriteti gjithëpërfshirës, në të gjitha fushat me theks në zhvillimin ekonomik dhe të investimeve.

“Ministri Petricek përshëndeti të arriturat tona dhe u zotua për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj demokratike dhe të konsolidimit ndërkombëtar. Gjithashtu mirëpriti dhe mbështeti punën e bërë në përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara për Kosovën në liberalizim të vizave. Ministri Petricek tha se Çekia do ta mbështes Kosovën në anëtarësimin e saj në INTERPOL, siç ka bërë edhe në të kaluarën. U pajtuam se na duhet thellim i marrëdhënieve tona në të gjitha fushat” ka shkruar mw tej Pacolli.

Pacolli gjithashtu ka ftuar Petricek për ta vizituar Kosovën që së bashku të shohim përparimet e mëdha të bëra ndër vite./GazetaBlic/