Sporti

Çdo dhjetë minuta nga një gol, norvegjezi shënon nëntë gola brenda ndeshjes për kombëtaren e tij

05/30/2019 21:13
nga:M K

Kanë përfunduar tashmë ndeshjet e grupit të tretë (C) të kampionatit botëror për grupmoshat e reja, U20.

Norvegjia ka demoluar tërësisht kombëtaren nga Amerika Qëndrore, Hondurasin, me rezultat bindës 12-0.

Përkundër kësaj fitoreje, përfaqësuesja skandinave do ta ketë të vështirë kualifikimin tutje, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi nga tre ndeshje ka tubuar vetëm tre pikë dhe tani i mbetet vetëm të shpresojë në rezultatet nga grupet tjera.

Por një detaj tjetër ka marrë vëmendjen në këtë duel. Tre gola janë shënuar nga tre futbollistë të ndryshëm, por i katërti i ka shënuar plotë nëntë gola.

Fjala është për Erling Braut Haland, lojtari 19 vjeçar, që ka realizuar katër herë në pjesën e parë dhe pesë në të dytën.

Anëtari i Salburgut shënoi në minutat 7′ 20′ 36′ 43′ 50′ 67′ 77′ 88′ 90′

/GazetaBlic/

01/23/2020 14:54

Konjufca: Kosovës i duhet mbështetja e Norvegjisë