Showtime

Cassie shtatzënë, po bëhet nënë për herë të parë

06/13/2019 11:27
nga:L I

Cassie po bëhet nënë.

Këngëtarja 32 vjeçare bëri një postim në Instagram, të mërkurën mbrëma, për të njoftuar se ajo dhe i dashuri i saj, trajneri i fitnessit, Alex Fine po bëhen prindër të një vajze, përcjellë GazetaBlic.

“Nuk mund të presim për të takuar vajzën tonë 💗 Love You Always & Forever”, shkroi Cassie, duke e shoqëruar me një foto bashkë me të dashurin.

Alex gjithashtu shkroi një letër për vajzën e tij që po vjen në jetë.

“Unë do të jem njeriu i parë në jetën tuaj dhe do të tregojë dashurinë më të madhe, tani dhe përgjithmonë. Asnjëherë nuk kam menduar që zemra ime të rritet më shumë pas takimit me nënën tënde, pastaj kuptova se ishim të pritur ty, dhe ndjeva një dashuri që është kaq e papërshkrueshme”, ka shkruar Alex.

Cassie dhe Alex e bënë lidhjen e tyre publike në dhjetor të vitit 2018./GazetaBlic