Sporti

Cassano kritikon Rrahmanin, e bën fajtor për golin: Ata duhet të marrin një tjetër qendërmbrojtës të një niveli të caktuar

04/19/2023 11:20
nga:Mergim Rreci

Ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit, Antonio Cassano ka folur për ndeshjen e mbrëmshme mes Napolit dhe Milanit, duke u ndalur në shumë tema.

Cassano kritikoi mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmanin, duke e bërë fajtor për golin e pësuar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Milani bëri një lojë si një skuadër e vërtetë. Por goli erdhi sepse Rrahmani nuk shkaktoi faull. Në momentin që Leao mori topin, ai nuk duhet ta linte që të ikte”, tha fillimisht ai.

“Urime Napolit për progresin që ka bërë, por për të bërë një hap më tej ata duhet të marrin një tjetër qendërmbrojtës të një niveli të caktuar”, përfundoi Cassano.

/GazetaBlic Sport/