Sporti

Casillas: Një ditë do të rikthehem në Madrid

05/23/2020 21:14
nga:M K

Iker Casillas nuk e ka mohuar se e dëshiron rikthimin në Madrid.

Madje, siç u ka thënë ai mediave, do të jetë i gatshëm që të kontribuojë për klubin ku kaloi vitet më të ndrritshme të karrierës, në cilëndo pozitë, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq sonte, në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”, portieri spanjoll ka lëshuar sinjale se një rikthim potencial i tij në kryeqytetin Iberik, mund të ndodhë shumë shpejt.

Ai ka rikujtuar momente nga ndeshja e fundit me “Los Blancos”, teksa fotos së postuar ia ka bashkangjitur përshkrimin:

“Ndeshja e fundit në Madrid. Një ditë do të kthehem”, duke mos harruar as mesazhin kryesor të dy muajve të fundit në mbarë botën, “rri në shtëpi”.

/GazetaBlic/

05/02/2020 23:19

“El Clasico” jashtë fushës së lojës, Casillas “thumbon” Pique