Sporti

Casillas kritikon VAR-in, Suarez e mbështet

07/16/2018 10:01
nga:Gazeta Blic

Ish portjeri i Spanjës dhe i Real Madridit, Iker Casillas, ka kritikuar sistemin VAR, për sa i përket finales së Kupës së Botës.

Sipas Casillas, sistemi VAR dështoi në finale, për arsye se ai është dashur të intervenoi tek fauli i Griezmann, shkruan GazetaBlic.

“Të themë të drejtën, nuk e di pse nuk u përdor VAR”.

“Nuk ishte faul në Griezmann. Goli i Francës erdhi pikërisht nga ai aksion”, tha Casillas në llogarinë e tij në Twitter.

Por si duket ky vlerësim i portjerit të Portos i pëlqeu lojtarit të Bacelonës, Luiz Suarez, i cili mbështeti mendimin e Casillas, duke thënë se edhe ai është i të njejtit mendim.

“Ke të drejtë Iker”, ia kthehu Suarez.

/GazetaBlic/

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit