Sporti

Casilas mesazh ngushëllues Buffonit

11/14/2017 17:32
nga:Y.K

Eliminimi i Italisë mbrëmjen e djeshme ndaj Suedisë, bëri që portieri legjendar i të kaltërve të shpërthejë në lotë, duke shprehur keqardhje që ai së bashku me shokët e skuadrës nuk arritën ta kualifikonin vendin e tyre në Botërorin e Rusisë.

Fotot e Xhixhit me lotë në sy bënë xhiron e internetit mbrëmjen e djeshme dhe të shumtë ishin fansat apo miqtë që e ngushëlluan 39-vjeçarin me mesazh apo edhe me komente nga më të ndryshmet.

Iker Kasijas ishte një prej tyre, i cili nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkruan:

“Nuk dua të shoh kështu! Dua të shoh sikur deri me tani, ashtu siç ende jeni për shumë: një legjendë. Krenar që të kam takuar dhe kam luajtur kundër teje shumë herë. Ju ende duhet të më argëtoni në futboll mik.1”

11/20/2017 14:27

ZYRTARE: Pensionohet legjenda e Juventusit