Sporti

Casemiro: Bale është një nga tre lojtarët më të mirë në botë

08/05/2020 10:12
nga:Lorik J

Gareth Bale është në tre lojtarët më të mirë në botë, sipas Casemiro, i cili insiston se Uellsiani është ende shumë i rëndësishëm për Real Madrid.

E ardhmja e Bale në Santiago Bernabeu ka qenë e luhatshme që nga kthimi i Zinedine Zidane në klub në mars të vitit 2019, përcjell GazetaBlic.

Sidoqoftë, Casemiro është i bindur që bashkëlojtari i tij ka akoma një të ardhme në Bernabeu, dhe se ai mbetet plotësisht i përkushtuar për ndeshjet e ardhshme.

“Ai është duke punuar,” tha braziliani për Esporte Interativo.

“Ai e di se nuk është forma më e mirë në karrierën e tij, por ai ka mbështetjen tonë, atë të trajnerit dhe të klubit. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, ai mund të krijojë një surprizë në çdo kohë dhe ai tashmë e ka treguar atë. Ai është një lojtar vendimtar që shënon gola në finalet e Champions League.”

“Ne duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se ai nuk është në formën më të mirë të tij, por kur ai është ai është në top formë është një nga tre lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/