Lajme

“Çartet” rivali i Gjukanoviqit, e quan diktator

04/15/2018 22:52
nga:Q F

Kandidati presidencial Marko Milaçiq nuk e ka pritur aspak mirë fitoren e Millo Gjukanoviq në raundin e parë të zgjedhjeve në Malin e Zi, duke thënë se kjo është një humbje për shoqërinë malazeze.

“Po hyjmë në fazën e diktaturës”, tha Milaçiq, duke shtuar se kjo do të thotë se do të hyjmë në dekadën e katërt të mos ndryshimit të pushtetit.

Ai beson se Gjukanoviq ishte një kandidat i aleancës së NATO-s dhe se tani është konfirmuar se anëtarësimi në NATO do të zgjasë agoninë e Malit të Zi.

Milaçiq, kandidat nga Prave Crne Gore, thotë se ‘Mali i Zi është i vetmi që shkëlqen në errësirën e përgjithshme të vendit’.

Ai tha se do të mbrojnë gjuhën serbe dhe Metropolitanin e Malit të Zi.