Showtime

‘Çartet’ nëna e Kim Kardashian edhe pse në moshë poston foto duke drejtuar gishtin e mesit!

12/06/2018 13:56
nga:Natyra

Rrudhat nuk kanë vend në pamjen e “Mamaxherit” të vajzave Kardashian/Jenner.

Kris Jenner është nënë dhe menaxhere shumë e suksseshme. Jo më kot i thonë se ka krijuar një perandori me vajzat e saj, sukseset e të cilave nuk kanë të ndalur.

Shpeshherë edhe vetë ajo thotë se është një nënë moderne dhe jo e zakonshme, edhe pse familja e saj ka shumë rëndësi për të. Angazhimet e shumta të fëmijëve të saj nuk janë kurrë pengesë për ta mbajtur familjen e bashkuar.

Kohëve të fundit edhe Kris ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ajo madje ishte pjesë e videoklipit të këngës së fundit të pop këngëtares amerikane, Ariana Grande, “Thank you, next”,

Në fotografinë e fundit që Kris ka postuar shihet duke ngritur gishtin e mesit me dorën e majtë, poshtë saj janë një grumbull vajra dhe kremëra dhe kjo nuk është një rastësi.

Në bashkëpunim me “handmdskincare”, ajo ka bërë këtë post si reklamë për lëkurë të butë dhe rinore të duarve.

Ndërsa, gishti i mesëm është për rrudhat, sepse ato nuk kanë vend në pamjen fizike të saj.

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit