Sporti

“Çartet” lojtari i New York, përgjak tifozin në fundin e ndeshjes!

04/15/2019 11:32
nga:Lorik J

Mesfushori i New York Red Bulls, Kaku u ndëshkua me karton të kuq pasi ka goditur një tifoz me top në fund të ndeshjes ndaj Sporting Kansas City.

Kaku, emri i plotë i të cilit është Alejandro Romero Gamarra, gjuajti një top në rendin e parë të shkallëve të stadiumit në minutën e 93-të. Topi goditi një tifoz, i cili mbeti i përgjakur dhe mori vëmendje mjekësore, sipas ESPN-së, përcjell GazetaBlic.

Pas incidentit, Kaku ka përdorur Twitterin për të kërkuar falje.

“Dua të ju kërkoj falje për veprimet e mia gjatë ndeshjes së mbrëmshme. Si një lojtar, unë u frustrova me veten time dhe nxora frustrimet e mia në një mënyrë që nuk është e pranueshme. E dua këtë lojë dhe kurrë nuk do të dëshiroja ta mos respektoja atë”, ka shkruar ai.

Ja rasti i tij:

VIDEO