Duke folur për BBC, Jamie Carragher komentoi humbjen e Anglisë në finale.
Ai insiston se trajneri Gareth Southgate nuk ka aspak faj në humbjen e “Tre Luanëve” në finalen e EURO2024, përcjell GazetaBlic Sport.
“Anglia filloi me nervozizëm, ata dukeshin si një ekip që luante si mysafir në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ishte e vështirë të ndiqje Anglinë. Ishte e vështirë sepse nuk e kishte të qartë lojën, Gareth Southgate mori shumë vendime të drejta, por nëse i krahasoni të dy skuadrat, është qesharake se si trajneri fajësohet gjithmonë, ai po luan në turne të mëdha për vite me rradhë, futbolli ndërkombëtar ka të bëjë me lojtarët, jo me trajnerët”, tha Carragher.
Kujtojmë se Anglia humbi në finale dje ndaj Spanja me rezultatin 2:1.
/GazetaBlic Sport