Sporti

Carlos: Ish afër transferimit tek Aston Villa!

06/16/2019 20:37
nga:Lorik J

Aston Villa ishte afër të transferonte Roberto Carlosin – thotë vetë ish lojtari.

Ylli brazilian ka zbuluar se ai ishte afër transferimit në Aston Villa në vitin 1995, kur ata ishin në Premierligë, përcjell GazetaBlic.

Ai po kërkonte një lëvizje në Evropë dhe u takua me klubin kur Brian Little ishte trajner.

Carlos këmbëngul se Birmingham ishin gjithashtu të interesuar për ta transferuar atë.

“Unë në të vërtetë isha afër për t’u transferuar në Aston Villa”, tha Carlos, i cili kurrë nuk luajti në Angli.

“U takova me klubin, por asgjë nuk ndodhi. Birmingham gjithashtu ishte interesuar, por nuk shkoi shumë kohë dhe më vonë u bashkova me Interin”, përfundoi ish mbrojtësi i njohur.

/GazetaBlic/