Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka sqaruar se kush do të marrë vendimin përfundimtar nëse Luka Modric do të qëndrojë në klub edhe përtej këtij sezoni.
“Modric është një legjendë e Real Madridit dhe e futbollit. Ai vetë do të jetë personi që do të vendosë për sezonin e ardhshëm”, deklaroi Carlo Ancelotti, i cili tregoi se vetë futbollisti do të vendosë nëse do të qëndrojë në klub.
Mesfushori 38-vjeçar është nën kontratë në Santiago Bernabeu deri në fund të sezonit, me Modric që pritet ta zyrtarizojë vendimin e tij në muajt e ardhshëm.
Luka Modric është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012, kohë gjatë së cilës ai ka luajtur 512 ndeshje për Los Blancos, duke shënuar 38 gola dhe duke dhënë 83 asistime deri më sot.
/GazetaBlic Sport