Showtime

Cardi B ua prezanton ndjekësve këngën shqipe “Të ka lali shpirt”

08/05/2020 14:59
nga:L I

Përmes një video live në Instagram, këngëtarja me famë botërore Cardi B ua ka prezantuar ndjekësve një këngë shqipe, shkruan GazetaBlic.

“Të ka lali shpirt” ka qenë kënga që ajo ka zgjedhur për fansat e saj.

Këtë video e ka publikuar vet Silva Gunbardhi në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa ka shkruar ‘Të dua Cardi B'”.

“Të ka lali shpirt” u lansua plot shtatë vite më parë, në bashkëpunim me Mandin dhe Dafin, tani bashkëshortin e Silva Gunbardhit.

E sot ky projekt numëron mbi 500 milionë klikime në platformën Youtube.

/GazetaBlic