Showtime

Capital T u bënë miqëve dhuratë albumin e tij

01/13/2021 16:07
nga:Flutura Gashi

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është duke vazhduar të promovojë albumin e tij “Skulpturë”, të cilin e publikoi vitin e kaluar.

Albumi i cili është pritur mirë nga fansat, numëron tashmë miliona klikime në mbarë platformat muzikore.

Për promovimin e tij në mënyrë edhe më të veçantë, Kapo ka menduar një formë tjetër dhe shumë origjinale.

Ai u ka dërguar albumin e tij dhuratë shumë prej miqve dhe figurave publike, duke u shpërndarë atyre një pako të tërë me gjësende, përfshirë këtu edhe CD-në e albumit.

Pjesë e pakos dhuratë janë edhe një çakmak dhe një maskë, ku të qëndisur fjalën “Skulpturë”.

Robin Krasniqi, Albana Osmani, Arbana Osmani janë vetëm disa prej emrave të famshëm, që kanë falënderuar publikisht reperin për këtë dhuratë.