Showtime

Capital T po i paralajmëron fansat për diçka madhështore

07/11/2019 20:51
nga:Natyra

Capital T, po vazhdon të jetë ndër emrat më të përfolur këtë verë.

Prurjet e shumta muzikore dhe koncertet e vazhdueshme, po e bëjnë atë të jetë ndër top rap-artistët e këtij viti.

Ai është i ndjekur edhe nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktiv dhe ndan me ta herë pas here fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet muzikore.

Së fundmi, reperi nga Prishtina ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, përmes së cilës ka bërë një paralajmërim misterioz për fansat.

Imazhi në fjalë shfaq vetëm një sënduk, mbi të cilin shkruhet data 19.09.2019, dhe adresa e sheshit “Nënë Tereza”, në Tiranë.