Showtime

Capital T jep lajmin e bukur, pasi që iu fshi kënga nga YouTube

12/03/2019 11:10
nga:Natyra

Kënga e re “Akull” nga rep-artisti i mirënjohur, Capital T, pak ditë pas publikimit ishte fshirë nga YouTube.

Kjo meqë ai ka përdorur motive indiane, një pjesë e këngës është e shkëputur nga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të famshëm të BollyWood-it “Ek Villain”.

Ndërsa sot artisti njoftoi se kjo këngë është rikthyer në YouTube.

Projekti “Akull” i Capital T është publikuar më 23 nëntor. Tekstin e këngës “Akull” e ka shkruar Capital T, muzikën e ka bërë BO Beatz dhe Cano Milano, mix/masterin Lorenc Alija, kurse videoklipin Imagine Films

 

 

11/29/2019 20:02

Capital T: Grumbullimi në sallën “1 Tetori” ka mbaruar