Showtime

Capital T: Grumbullimi në sallën “1 Tetori” ka mbaruar

11/29/2019 20:02
nga:M K

Capital T njofton se në sallën “1 Tetori” ka mbaruar vendosja e familjeve dhe ushqimeve e veshmbathjeve.

Njëri prej personave që është angazhuar maksimalisht për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri është Capital T, shkruan lajmi.net.

Reperi, përmes një postimi bëri të ditur se tashmë ka mbaruar vendosja e qytetarëve në sallën “1 Tetori” si dhe dërgimi i ushqimit e veshmbathjeve.

Po ashtu, ai shton se pokot e mbledhura tashmë kanë arritur në kampin gjerman në Prizren.

“Grumbullimi në Sallën 1 Tetori ka mbaruar. Salla është mbyllur për grumbullim dhe orientim te familjeve, veshmbathjeve dhe ushqimeve. Të gjitha familjet, pa dallim etnie janë strehuar në familjet Kosovare deri tash. Nuk kemi informacion për familje në rrugë. Pakot e mbledhura kanë arritur në Prizren, në kampin Gjerman, sepse aty ka më shumë nevojë”, ka shkruar ai.

12/19/2019 11:16

Capital T mohon lidhjen me Dhurata Dorën