Showtime

Capital T falenderon Zotin për gjithçka ka arritur në jetë

07/02/2020 16:57
nga:L I

Capital T padyshim është një nga artistët më të kërkuar të momentit, shkruan GazetaBlic.

Reperi është mjaft aktiv me projekte të reja muzikore, e një të tillë ai e lansoi edhe ditën e sotme, të titulluar “Tu festu”, pjesë e albumit të ri “Sculpture”.

Tani, përmes një postimi të bërë në Instagram ai ka falenderuar Zotin për gjithçka ka arritur deri sot.

“Faleminderit Zot për krejt cka kom n’jetë krejt sfidat që mi ke qu i kom kalu e fal tyne sot jom ma i fortë”, ka shkruar Capital T.

Ndryshe Kapo javën e kaluar lansoi edhe bashkëpunimin me Ledri Vulën, kënga me titull “DMP” e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

/GazetaBlic