Sporti

Capello: Lukaku nuk do të kishte shënuar as me portën e zbrazur

07/03/2018 13:21
nga:A. R.

Japonia ka bërë një ndeshje të madhe, por është dorëzuar në minutën e fundit dhe në mënyrën më të keqe. Ka qenë një kundërsulm i nisur nga një goditje nga këndi në fundin e takimit, kur ndeshja dukej se do të shkonte me shtesë. Një gabim i pafalshëm për aziatikët, që kanë bërë… “harakiri”, duke parë se mjaftonte të kishin mbajtur topin dhe sfida do të kishte shkuar në shtesë.

Zgjedhja e japonezëve në aksionin e fundit të ndeshjes nuk është pëlqyer shumë nga Fabio Capello, i cili di diçka në lidhje me situata të tilla. “Japonia ka bërë diçka që nuk ka kuptim, unë do t’i kisha vënë duart në fyt Honda-s. Në një situatë të tillë duhet të mbash topin afër këndores dhe të shkosh në shtesë. Nuk mund të ekzekutohet kurrë një goditje nga këndi në atë situatë”.

Përballë ka qenë skuadra më e gjatë dhe ajo më e shkurtët e Botërorit, gjë që nuk i ka shpëtuar Capello-s, përkundrazi…

“Belgjika është kualifikuar duke shfrytëzuar cilësitë e saj më të mira. Mund ta kishte fituar ndeshjen vetëm me goditjet me kokë dhe kështu ka bërë. Edhe pse goli i parë ka qenë me fat. Nëse do të isha Martinez, do t’i bëja komplimentet lojtarëve, por do t’i thoja se duhet të luajnë ndryshe nga ky moment e në vazhdim, veçanërisht lojtarët që u zhdukën në pjesën e parë, si Mertens”.

“Më pas do të shtoja se duhet luajtur më mirë dhe se duhen shfrytëzuar më mirë rastet e pastra. Lukaku nuk do të kishte shënuar as nëse do ta kishin zhvendosur portën”, ka thënë Capello.

08/07/2019 19:16

Zyrtare: Interi arrin marrëveshje me Manchester United për transferimin e Lukakut