Sporti

Cancelo: Dua vetëm të përmirësohem

09/16/2018 19:58
nga:Lorik J

Në fitoren 2-1 të Juventus ndaj Sassuolo-s kishte një ndjesi portugeze në Allianz Stadium gjatë pasdites së diel, dhe jo vetëm për shkak të golit të parë të Cristiano Ronaldo-s.

Joao Cancelo ishte një tjetër lojtar kyç i bardhezinjve, me shpejtësinë e tij dhe driblimet e palodhura që i kanë shkaktuar jo pak probleme Sassuolo-s, megjithëse në fillim nuk ishte planifikuar të luante nga minuta e parë.

“De Sciglio kishte dhimbje gjatë nxehjes dhe prandaj luajta unë,” shprehet Cancelo.

“Isha gati, gjithmonë jam. Punoj fort çdo ditë që të luaj.”

Cancelo gjithashtu zbuloi se Leo Bonucci është një ndihmë e madhe dhe po e ndihmon jashtë mase portugezin të ambientohet tek Juve.

“Ai ka shumë eksperiencë dhe më jep gjithmonë këshilla. Fokusi im i vetëm është të përmirësohem dhe unë stërvitem çdo ditë për ta bërë këtë gjë.”TS