Sporti

Callejon largohet nga Napoli, ka marrëveshje me skuadrën e madhe të La Ligas

06/06/2020 21:07
nga:M K

Jose Callejon do të rikthehet në vendlindjen e tij, Spanjë.

Kështu bëjnë të ditura mediat nga Apeninet, që konfirmojnë se ish anëtari i Real Madridit do të rikthehet në gadishullin Iberik, por jo aty prej nga ku kaloi në Napoli, përcjell GazetaBlic.

Thuhet se ai veçse ka një marrëveshje me Valencian, por që deri më tani nuk është zyrtarizuar nga asnjëra palë.

Në fund të këtij edicioni, kontrata e 33 vjeçarit me napoletanët do të skadojë, ndërsa pritet të kalojë në “Mestalla” si transfer i lirë.

Callejon në “San Paolo” kaloi në vitin 2013, gjersa nga atëherë regjistroi 80 gola e 77 asistime në 336 paraqitje në të gjitha garat.

/GazetaBlic/

09/12/2020 11:08

Sot ia bën sefte edhe La Liga