Sporti

Calhanoglu: Nuk frikësohem nga koronavirusi, dua Kupën e Italisë me Milanin

05/22/2020 21:39
nga:Mergim Rreci

Hakan Calhanoglu siguron se ai tani është “më pak i frikësuar” nga koronavirus dhe se Milani ende “dëshiron të arrijë në Europa League dhe të fitojë Coppa Italia” këtë sezon.

Milani ishte i shtati në Serie A dhe në gjysmëfinalen e Coppa Italia para sezonit të pezulluar, por klubet mund të rifillojnë stërvitjet nga e hëna përpara dhe ka sinjale për vazhdimin e sezonit nga qershori.

“Tani kam më pak frikë, por nuk është që jam frikësuar shumë edhe në kohën e paraqitjes së koronavirusit,” tha Calhanoglu për Sky Sport Italia, përcjell GazetaBlic.

“Nëse duhet ta kapësh, e kap. Shpresoj se mund të fillojmë të luajmë përsëri sepse futbolli është jeta jonë.

“Trajnimi si ky nuk është më i miri. Më mungon trajnimi në grup, më mungojnë shokët e mi të skuadrës, miqtë e mi.

“Ne i përcjellim lajmet çdo ditë, por gjithnjë ndryshon nga java në javë, kështu që mendërisht është e vështirë për ne.

“Ende duam të arrijmë në Europa League dhe të fitojmë Coppa Italia. Ne duam të bëjmë mirë në të dy garat. ”

Më pas mesfushori me origjinë nga Turqia u pyet për ardhjen e mundshme të Ralf Rangnick në San Siro, mes spekulimeve që trajneri dëshiron ta mbajë atë.

“Unë e njoh atë përmes disa shokëve të mi të skuadrës që e kishin si trajner. Nëse Rangnick arrin apo jo nuk varet nga unë.

“Unë i respektoj të gjithë, atë dhe Pioli gjithashtu. Më pëlqejnë të dy”