Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, tani rrezikon të humbasë finalen e Superkupës së Italisë kundër ish-klubit të tij AC Milan, raportojnë mediat italiane.
Siç është raportuar nga Tuttosport, mesfushori turk mund të mos jetë në gjendje të bëjë udhëtimin në Arabinë Saudite pasi pësoi një dëmtim në barazimin 2-2 me Monzën të shtunën në mbrëmje, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai po vuan nga një lodhje muskulore pas ndeshjes që Nerazzurrët barazuan 2-2 me Monzan.
Simone Inzaghi do të duhet të llogarisë në lojtarë si Kristjan Asllani apo Roberto Gagliardini.
/GazetaBlic Sport


