Lajme

Cakolli mesazh për Dardan Sejdiun: Kush bën shumë gropa për të tjerët, mund të bie vet në to!

01/04/2018 16:37
nga:Gazeta Blic

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka porositur Dardan Sejdiun se “kush bën shumë gropa për të tjerët, mund të bie vet në to”.

Ai ka shkruar në rrejtin social se “Klani M po i forcon pozitat. Dardani i 4-të, iku! Pritet të bëhen 11 me 21. Kështu e ka sporti agresiv politik. Kush prenë me shpatë, nga shpata prehet”.

Ja postimi i plotë i Bujar Cakollit në fb:

“Klani M po i forcon pozitat. Dardani i 4-të, iku! Pritet të bëhen 11 me 21. Kështu e ka sporti agresiv politik. Kush prenë me shpatë, nga shpata prehet. Ngrehina e m… që banda e mollotovit e ngriti karshi tjerëve, tash po i ha fëmijët e vet.

Dardani do të mbahet mend për emrin e tij, të tjerat ia ha një nga një Klani M. Klani M do t’ia hajë dhe meritat, edhe kontributin edhe sekserllëkun komunal për ngritjen e koalicionit urbano-social. Tash për tash, 4 me 27!

A doni ende mesazhe se kush ishte brenda rrethit për shkarkimin e Albinit “me argumente”! Ai që bën shumë gropa për të tjerët, mund të bie vet në to.”

06/16/2018 19:21

​Krasniqi: PDK-në e nisëm si social demokrate, dhe ajo shkoi nga e djathta