Lajme

Cakaj pas takimit me Merkel: Kemi mbështetje absolute për çeljen e negociatave

04/29/2019 17:57
nga:A. R.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, pas takimit me kancelaren Merkel është shprehur se Gjermania ka dhënë mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në Facebook, Cakaj ka shkruar se “progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, ka marrë vlerësimin më të lartë nga Gjermania”.

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimor! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë !”, ka shkruar më tutje Cakaj.

06/20/2019 15:19

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë