Lajme

Bytyqi pret në takim një grup të intelektualëve të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë

11/09/2018 10:49
nga:Gazeta Blic

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim një grup të intelektualëve, përfshirë udhëheqës të shkollave, profesorë dhe pedagogë të shkollave të Tiranës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Bytyqi ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për përvojat e deritashme të bashkëpunimit mes shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për angazhimet e MAShT në mbështetjen e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diapsorë.

“Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve tona në të gjitha nivelet e arsimit, përfshirë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me mësimdhënës dhe nxënës dhe këmbimin e vizitave reciproke.

Ne do të përhrahim çdo iniciativë që qon drejt thellimit të bashkëpunimit reciprok në arsim në mes dy vendeve dhe që fuqizon rrugëtimin e përbashkët integrues në proceset edukative dhe arsimore”, ka thënë Bytyqi, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Sot prita një grup të intelektualëve, përfshirë udhëheqës të shkollave, profesorë dhe pedagogë të shkollave të Tiranës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të aktiviteteve gjithëkombëtare për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, njëherësh për të shënuar edhe 12 vjetorin e bashkëpunimit dhe binjakëzimit mes shkollave të Kosovës me ato të Shqipërisë.

Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve tona në të gjitha nivelet e arsimit, përfshirë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me mësimdhënës dhe nxënës dhe këmbimin e vizitave reciproke.

Ne do të përhrahim çdo iniciativë që qon drejt thellimit të bashkëpunimit reciprok në arsim në mes dy vendeve dhe që fuqizon rrugëtimin e përbashkët integrues në proceset edukative dhe arsimore.

Në këtë takim diskutuam edhe për përvojat e deritashme të bashkëpunimit mes shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për angazhimet e MAShT në mbështetjen e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diapsorë.

12/12/2019 11:40

Ministri i Arsimit flet për grevën e SBAShK-ut