Lajme

Bytyqi i lumtur që Agjencia e Akreditimit nuk u përjashtu nga ENQA

04/19/2018 20:53
nga:Gazeta Blic

Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ka diskutuar sot lidhur me anëtarësinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në këtë organizatë, dhe ka marrë vendim për t’i dhënë besimin e plotë AKA-së, për të vazhduar punën e saj si anëtare në ENQA.

“Unë si ministër i MAShT, jam shumë i përkushtuar për të mbështetur AKA-në, në punën e saj të pavarur dhe profesionale, dhe për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare, e që janë në të mirë të arsimit të lartë në Kosovë”, ka shkruar Ministri, Bytyqi.

Postimi i plotë i Bytyqit: 

Puna dhe angazhimi që kemi bërë pas rekomandimeve të Kuvendit, së bashku me të gjithë akterët, dashamirë të arsimit të lartë dhe arsimit në përgjithësi, duke rregulluar në mënyrën më të mirë të mundshme procedurat dhe kriteret për të përzgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), përmes një Udhëzimi Administrativ, dhe shpallja publike për të nominuar dhe vetnominuar kandidatët përmes një transparence të plotë, korrektësia e një komisioni tejet kredibil në këtë proces, mbështetja që mori lista me emrat e rinj nga Qeveria, Komisioni për Arsim, dhe Kuvendi, ka bërë që ENQA të marrë vendimin që AKA të jetë në kuadër të saj.

U jam tejet mirënjohës dhe falënderues të gjithë atyre që u angazhuan që së bashku të punojmë konform rekomandimeve të Kuvendit, duke përshirë kabinetin qeveritar, Komisionin Parlamentar për Arsim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, bashkësinë evropiane në Kosovë, institucionet e arsimit të lartë, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare që kontribuojnë në fushën e arsimit të lartë në Kosovë.

Unë si ministër i MAShT, jam shumë i përkushtuar për të mbështetur AKA-në, në punën e saj të pavarur dhe profesionale, dhe për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare, e që janë në të mirë të arsimit të lartë në Kosovë.