Gazetari Berat Buzhala në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova tha se Gjykata Kushtetuese brenda një jave do të dalë me një vendim për votimin e fshehtë.
Votimi i fshehtë vlen për seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku më shumë se dy muaj ky insitucion nuk po mund të funksionalizohet.
“Qartazi do ta trajtojë [vendimin për votim të fshehtë], unë mundem me fol me burime, besoj se brenda një jave Gjykata Kushtetuese do të marr një vendim”, u shpreh Buzhala.
Ndër të tjera, ai thotë se Kushtetuesja edhe në të kaluarën ka bërë të njëjtën gjë.
“Gjykata Kushtetuese do të jap një përgjigje më të gjerë për krizën”, u shpreh gazetari.


