Sporti

Buzëqesh Napoli, kjo është nota e Rrahmanit pas paraqitjes ndaj Lazios

02/05/2020 23:09
nga:M K

Lazio ka dështuar ta vazhdojë formën e mirë, pasi në ndeshjen e mbetur me Veronan ka luajtur baras pa gola.

Djelmoshat e Simone Inzaghit u munduan me mish e me shpirt që të arrijnë te goli i fitores, por që nuk ia dolën përballë mbrojtjes së çeliktë të udhëhequr nga Rrahmani e Kumbulla, shkruan GazetaBlic.

Ishte ky barazimi i pestë i biancoçelestëve, krahas 15’të fitoreve e 2 humbjeve, për të mbetur vetëm katër pikë larg Juventusit kryesues.

Verona ndërkaq po kalon nëpër një sezon fenomenal, ku duket se nuk do ta ketë problem mbijetesën, pasi tani ka 31 pikë dhe i duhen edhe nëntë pikë në 16’të javë të mbetura për ta siguruar mbijetesën.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll doli me notat e lojtarëve, derisa siç edhe mund ta shihni, Amir Rrahmani vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera, sa për t’ia dëshmuar Napolit se jo më kot e bleu për ta siguruar nga Korriku.

/GazetaBlic/

05/16/2020 15:44

Lazio në “shok” – Strakosha lëndohet, mund ta humb sezonin!