Lajme

Buxheti lokal, përplasë kandidatët Totaj e Haskuka!

11/01/2017 20:42
nga:Gazeta Blic

Ndarja e buxhetit nga niveli qëndror për atë lokal, ka qenë pikënisje e mospajtimeve ndërmjet kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj dhe atij të VV-së Mytaher Haskuka.

Kandidati i VV-së  ka shprehur pakënaqësi ndaj mendimit të kandidatit Totaj, se buxheti për komuna do të duhej të ndahet në bazë të asaj se kush udhëheq.

“Qeveria e Kosovës duhet të bëjë ndarjen e buxhetit në bazë të nevojave jo në bazë të partive që udhëheqin. Por nuk është mirë të thuhet që nëse unë bëhem kryetar do të ketë buxhet më shumë. Kjo nuk duhet të varet nga partia politike”, ka deklaruar Haskuka.

Ai tutje, ka akuzuar edhe një ministër të Qeverisë “Haradina” se ka ndikuar tek bizneset që të mos votojnë në bazë të vullneti të tyre.

“Një ministër iu ka thënë disa biznesëve që të mendohen mirë se kë do ta mbështesin. Nuk dua të flasë me emra”, tha ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Më pas ka marrë fjalën kundërkandidati i tij, Totaj i cili akuzoi atë për shtrëmbim të deklarimeve, pasi që siç u shpreh ai nuk ka dashur të thotë se do të ketë buxhet më të madh për Komunën e Prizrenit nëse ai do të bëhet kryetar, marrë për bazë faktin se në nivel qendror udhëheq PDK me AAK-AKR-NISMA dhe Listën serbe.

“Po e interpretoni gabim.  Po me vie qudi që nuk e dini se kandidat i kujt jam unë”, tha Totaj.

Qytetarët e 19 komunave do të kenë mundësinë që të votojnë për të preferuarit e tyre më datën 19 nëntor të këtij viti. /Gazeta Blic/

 

12/06/2019 00:25

Avdullah Hoti: Nëse LDK nuk arrin koalicion me Vetëvendosjen, atëherë ky do të jetë pozicioni ynë si parti