Në moshën 34-vjeçare dhe me gati 150 paraqitje për Spanjën, mesfushori dhe kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets, mund të mos përfaqësojë më kombëtaren.
Sipas Mundo Deportivo, lojtari është me pushime dhe do të rikthehet në stërvitje për skuadrën e Camp Nou javën e ardhshme, kohë gjatë së cilës do të vendosë nëse do të veshë sërish fanellën e La Roja, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazeta katalanase avancon me mundësinë e madhe që Busquets t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare.
/GazetaBlic Sport/