Sporti

Busquets e pranon: Mbrojtja e titullit, e vështirë

07/01/2020 09:39
nga:M K

Barcelona dështoi të marrë më shumë se një barazim përballë Atletico Madridit në kuadër të xhiros së 33 në La Ligan spanjolle.

Katalunasit luajtën baras 2-2, për të humbur kështu thuajse të gjitha shpresat për titull, të paktën në praktikë dhe jo matematikisht, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: https://gazetablic.com/zyrtare-mesohen-datat-e-tregut-te-transferimeve-ne-la-liga/

Përkundër faktit se trajneri Setien u shpreh i bindur se ata kanë gjasa për titull, sado të vogla qofshin ato, i këtij mendimi nuk është Sergio Busquets.

Mesfushori, pas barazimit ndaj “Los Colchoneros” deklaroi se tani do ta kenë të vështirë mbrojtjen e titullit.

“Kur i humb nga dy pikë në secilën ndeshje, gjërat komplikohen. Futbolli kështu e ka. Ne ishim liderë para nisjes së sezonit pas pandemisë, por pastaj nuk reaguam si duhet. Real Madridi është një rival i vështirë, por ne do të lufotjmë deri në fund, pavarësisht gjithçkaje”, tha mes tjerash 31 vjeçari.

/GazetaBlic/

08/12/2020 15:43

Barcelona, skuadra me moshën mesatare më të vjetër nga çerekfinalistët aktualë në Ligën e Kampionëve