Cool

Burri vrau fqinjët pasi ia vodhën fjalëkalimin e internetit

11/20/2019 10:45
nga:Natyra

I dyshuari ka deklaruar vet se i ka vrarë për të këtë arsye.

Është raportuar se një njeri në Pakistan është arrestuar për vrasjen e babait dhe djalit të cilët kanë jetuar afër shtëpisë së tij, për shkak se ja kanë vjedhur fjalëkalimin e internetit.

Policia ka deklaruar për media se hulumtimi për këtë çështje është duke u kryer, raporton “The Indepedent”, transmeton lajmi.net.

Të afërmit e viktimave kanë thënë se kanë pranuar kërcënime për vdekje para se të ndodh me të vërtet, pasi kanë pasur argumente para dy muajve.

Personi i cilisipas policisë quhet Qasim e ka kërcënuar edhe djalin e dytë të viktimës. Pas raportimit në polici për kërcënime i dyshuari është fshehur.

Përdorimi i internetit të dikujt tjetër nuk është ilegale në Pakistan, mirëpo disa njerëz e konsiderojnë si ‘mëkat’ islamik.