Viktima të dhunës në familje përveç grave shumë herë janë edhe fëmijët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Pejë, dje rreth orës 12:30.
Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan dhe dy fëmijët e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Siç njofton Policia, burri i dyshuar për dhunë në familje është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq gruaja dhe fëmijët e tij kanë pranuar trajtim mjekësor.
Sot Kosovës i përfundon moratoriumi për njohje dhe aplikim në organizata ndërkombëtare