Lajme

Burri i kandidates për deputete të Vetëvendosjes, punësohet inspektor

08/30/2021 22:00
nga:Gazeta Blic

Bashkëshorti i Venera Llunji, kandidates për deputete nga Vetëvendosje, Blerim Llunji është punësuar si inspektor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ai u  punësua si inspektor në Regjionin e Prishtinës pas kërkesës së kryeministrit për punësimin e 85 inspektorëve për të menaxhuar situatën e paraqitur së fundmi me Covid-19 në Kosovë.

Ndryshe, Vetëvendosje derisa ishte në opozitë i kritikonte qeveritë e kaluara për nepotizëm.

Llunji është në mesin e 85 inspektorëve që do të angazhohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.