Lajme

Burim Krasniqi fillon seriozisht fushatën për të parin e Rahovecit, kritikon krerët aktualë komunalë për neglizhencë

08/08/2021 20:42
nga:M K

Kandidati i LDK-së për të parin e Rahovecit, Burim Krasniqi duket se e ka marrë seriozisht garën për të parin e kryeqendrës së bujqësisë në vend.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar qasjen e organeve aktuale komunale për neglizhencë, e në shembullin që e mori, për lënien në gjysmë të rrugëve të lagjeve, me qëllim të vetëm që t’i përfundojnë pak kohë para zgjedhjeve, përcjell GazetaBlic.

Por, sipas tij, qytetarët janë të ndërgjegjshëm dhe do t’i ndëshkojnë ata që llogarisin këtë metodë për përfitim të votave.

/GazetaBlic/