Sporti

Bundesliga LIVE – Shënohen tri gola të tjerë

06/06/2020 17:11
nga:M K

Janë shënuar tri gola të tjerë në ndeshjet e Bundesligës.

Bayerni ka shënuar edhe golin e katërt përballë Leverkusenit në udhëtim, për t’u afruar kështu edhe më shumë drejt fitores, përcjell GazetaBlic.

Autor i golit ishte i përhershi, Robert Lewandowski.

Dusseldorfi ka barazuar gjithçka ndaj Hoffenheimit, derisa Mainzi ka dyfishuar epërsinë në udhëtim te Eintracht Frankfurt.

Kanë mbetur edhe 10 minuta deri në fund të ndeshjeve të orës 15:30.

Rezultatet aktuale:

Leverkusen – Bayern 1-4

Dusseldorf – Hoffenheim 2-2

Eintracht Frankfurt – Mainz 0-2

Leipzig – Paderborn 1-0

/GazetaBlic/

06/27/2020 17:25

Bundesliga mbyll perden | Werderi në “Play Out”, Fortuna Dusseldorf në Bundesliga 2