Lajme

Bulliqi thotë se raporti është në favor të integritetit territorial të Kosovës

12/06/2017 08:41
nga:D.I

Kryetari i komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka mbrojtur punën e komisionit që ai e udhëheq për demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se materialet që janë evidentuar në raport burojnë nga institucione zyrtare të periudhave të ndryshme kohore.

Ai ka thënë se komisioni paraprak ka bërë lëshime të shumta.

Bulliqi në një intervistë për “Epoka e Re” ka pohuar se komisioni që drejton nuk kishte autorizim që t’i rekomandojë Qeverisë se si të veprojë me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, komisioni i ri vetëm ka analizuar punën e komisionit paraprak duke e plotësuar raportin me materiale të tjera faktografike dhe kredibile të pakontestueshme.

Bulliqi i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që fillimisht ta lexojnë raportin e këtij komisioni dhe ta krijojnë opinionin e tyre në bazë të fakteve të këtij raporti të fundit.

12/10/2017 22:59

Pse po vonohet Termocentrali “Kosova e Re”?