Kreu aktual i komunës së Podujevës dhe kandidati i VV-së për një tjetër mandat, Shpejtim Bulliqi, kohën e drekës e kaloi me punëtorët e ndërtimtarisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se do të angazhohet për kushte më të mira për ta, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Kohen e drekës e kalova me punëtorë të ndërtimtarisë, të cilët me djersë e punë të madhe sigurojnë mirëqenien për familjet e tyre.
Bashkë edhe me nivelin qendror do të angazhohemi maksimalisht që të përmirësojmë kushtet e punës për këta punëtorë, pasi janë një ndër shtyllat e rëndësishme të ekonomisë sonë.
/GazetaBlic/