BLIC.TV

Bulliqi: LDK për shkak të interesave të ngushta ka refuzuar kryeparlamentarin dhe presidentin

12/25/2019 21:58
nga:M K

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një shans që e ua ka ofruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Bulliqi thotë se LDK-ja ka refuzuar ta marrë postin e kryeparlamentarit, atë të presidentit në mënyrë që ta japin Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Kryesia e LDK-së, për shkak të interesave të ngushta, e ka lëshuar një shans fantastik që ua ka ofruar Albini. Kanë refuzuar ta marrin edhe Kryeparlamentarin edhe Presidentin e ta japin Ministrinë e Brendshme!”, ka shkruar Bulliqi.