BLIC.TV

Bulliqi jep formulën përfundimtare si mund të bëhet koalicioni VV-LDK (VIDEO)

01/17/2020 23:02
nga:A. R.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nuk mund të ketë formulë tjetër për formimin e qeverisë, përveç ofertës së fundit që ua kanë bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Blic Interview, Bulliqi, ka hedhur poshtë mundësinë që të shkarkohet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke thënë se për emërimin e tij në këtë pozitë, LDK është shpaguar duke e marrë postin e presidentit dhe një ministri më shumë.

Bulliqi ka kritikuar edhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, për të cilin tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale, ai do ta humb Komunën e Podujevës.

I ashpër u tregua edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për të cilin tha se nga momenti kur ka ardhur në krye të partisë, aty ka vdekur fryma rugoviane.

Për këto dhe shumë detaje tjera, ndiqeni intervistën e plotë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, dhënë për Blic Interview.

Deputeti i VV-së ‘godet’ LDK-në: Aty moti ka vdek ‘rugovizmi’, me Isa Mustafën kryetar s’ka frymë rugoviane

Deputeti i VV-së kritikon publikisht Albin Kurtin: Nuk është dashtë që Isa Mustafa të zgjedh i pari ministrinë

Shpejtim Bulliqi paralajmëron Agim Veliun: Do ta humbasësh Podujevën