Lajme

Bulliqi dhe Kastrati u dhurojnë çelësat e shtëpive tri familjeve nevojtare

12/18/2021 17:59
nga:M K

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me Halil Kastratin, drejtuesin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, i kanë dhuruar çelësat e shtëpive për tri familje me kushte të vështira financiare.

Bulliqi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është i lumtur që për festat e fundvitit këto familjet mund të jenë në shtëpi.

“Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, kemi dhuruar çelësat e shtëpive për tri familje llapjane, Osman Mustafa dhe Bekim Syla nga fshati Gllamnik si dhe për familjen e Fahri Latifit në Obrançë”.

“Këto shtëpi janë ndërtuar nga memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Jam shumë i lumtur se këto familje festat e fundvitit dhe stinën e dimrit do ta kalojnë në shtëpitë e tyre të ngrohta e në kushte shumë më të mira”, ka shkruar Bulliqi.