Showtime

Bukuroshja e ‘Xing me Ermalin’ shkon në Kanë, duket një copë ylli

05/25/2019 16:45
nga:L I

Velina e re e “Xing me Ermalin”, Belinda Dragoti, i është bashkuar emrave të njohur shqiptarë të cilët kanë shkuar të ndjekin nga afër Festivalin e Filmit në Kanë.

Velina është fotografuar brenda një limuzine, ndërsa foton e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, duke marrë komplimente të shumta nga ndjekësit.

Ajo është shfaqur e veshur me një bust dhe fund të shkurtër të bardhë, teksa duket tepër joshëse në pozën e publikuar.