Showtime

Bukuroshet shqiptare që ia dhuruan zemrën milionerëve e miliarderëve të huaj!

06/12/2018 22:34
nga:FL.B

Vera shumë kë nga estrada jonë e ka zënë në lidhje ose të martuar, shkruan GazetaBlic.

Disa nga ta kanë bërë bujë të madhe mediatike, e disa të tjerë kanë vendosur që të mos i japin shumë hapësirë mediale gjithë kësaj pune.

Por buja më e madhe ka ardhur nga artistet tona të cilat kohët e fundit e kanë futur një trend jo fort të zakonshëm – lidhjen ose martesën me burra jo shqiptar.

Disa nga to me miliarder, e disa të tjera me milionerë por që të gjitha me burra të fuqishëm e me emër.

Linda Halimi, Afërdita Dreshaj, Morena Taraku, Dafina Zeqiri, Adelina Tahiri e Angela Martini janë vetëm disa nga yjet e njohura që dashurinë e kanë gjetur jashtë trojeve shqiptare.

Shumë nga to e bënë publike vet në rrjetet sociale, e disa u kapën mat. Sido që të jetë që të gjitha po duket se janë të dashuruar marrëzisht, të paktën po shpresojmë të iu ecë më mirë se lidhjet e para.

 

LINDA HALIMI

Në foto: Davon Edwards (Big D) dhe Linda Halimi

E para në hierarkinë e vajzave shqiptare që u martuan me burrë jo-shqiptar nuk ka dyshim se është këngëtarja, Linda Halimi.

Ajo pat bërë bujë tejet të madhe në Kosovë sapo u zbulua se ishte në lidhje me reperin, Davon Edwards i njohur me nofkën – Big D, e i cili është një burrë me ngjyrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Linda u lidh me të në kohën kur mentaliteti shqiptar nuk e pranonte assesi që një vajzë si ajo të lidhej me një burrë me ngjyrë. Në vitin 2011-të kur një revistë nga Kosova pat nxjerr lajmin për lidhjen e mundshme të saj me reperin për të cilin kishin shkruar se do të bëhej dhëndër i Kosovës, Linda në fillim e pat mohuar kategorikisht duke thënë se me të ishin vetëm miq. Nuk zgjati shumë e u mor vesh gjithçka.

Sot Big D e Linda ka më shumë se 7 vite që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë dhe njihen si një prej çifteve më të lumtura e më të respektuara.

Pavarësisht asaj se nuk u prit mirë në fillim, Big D gjithnjë shprehet krenar se ka një grua shqiptare dhe se është dhëndër Kosove.

 

AFËRDITA DRESHAJ

Në foto: Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

Kur jemi tek Afërdita duhet theksuar se këngëtarja nuk ka shumë kohë që ka marrë propozim martese dhe këtë muaj (qershor 2018) pritet të kurorëzohet.

Ajo ia ka falur zemrën mbrojtësit të Hokejit në akull, Jakub Kindl i cili është një çek 31-vjeçar i lindur në Sllovaki.

Kindl njihet si një djalë i pashëm e i pasur gjë të cilën e ka dëshmuar edhe me propozimin madhështor që i ka bërë këngëtares shqiptare. Sipas Wikipedia, ai ka një pasuri prej 2.5 milionë dollarësh që është bërë publike në vitin 2016-të.

Në anën tjetër, Afërdita Dreshaj e cila përveç si këngëtare njihet edhe si modele që ka fituar titullin Miss Universe Kosova 2011, ka po të njëjtën moshë me sportistin. Kjo e fundit njihet për lidhjen që ka pasur për një kohë me këngëtarin shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapin – për t’i dhënë fund lidhjes së tyre kah fundi i vitit 2013.

Në foto: Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi

Dreshaj njihet për aferën që ka pasur me aktorin e njohur botëror, Leonardo Di Caprio për të cilën kanë shkruar shumë media botërore, e së fundmi edhe me reperin e “BabaStars” – Agon Amigën me të cilin iu publikuan edhe bisedat në rrjetet sociale duke bërë që reperi t’i kushtonte një këngë eksplicite gjithë asaj që kishte ndodhur me të.

 

DAFINA ZEQIRI

Në foto: Dafina Zeqiri dhe Jose Rodriguez

Ajo konsiderohet të jetë “mbretëresha” e muzikës shqiptare. Kur është fjala për Dafina Zeqirin lidhja që të gjithëve iu vije në mend është ajo me reperin, Ledri Vula me të cilin u lidhën për një kohë për t’u ndarë më pas.

Por Dafina gjithmonë është përfolur se para lidhjes me Ledrin, kishte pasur lidhje edhe me Krenar Çoçajn. Me Ledrin ka 6 vite që është ndarë, por gjithmonë do të mbeten si çifti më i dashur e më simpatik që ka pasur shqiptaria.

Në foto: Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula

E tash këngëtarja 29-vjeçare, ka shkuar më larg. Pas dy lidhjeve të dështuara me shqiptar, këtë të tretën e ka bërë me një burrë nga Republika Dominikane. Emri i tij është Jose. Këngëtarja duket të jetë e dashuruar pafund me të saqë në muajin prill të këtij viti pat publikuar edhe video duke u puthur.

 

MORENA TARAKU

Në foto: Sasha Sobhani dhe Morena Taraku

 

Morena Taraku njihet si një prej modeleve më atraktive shqiptare. Ndonëse asnjëherë nuk është përfolur për lidhje të mundshme gjithmonë pyetja kryesore ishte se nga i vinte gjithë ajo jetë luksoze që bënte.

Në intervista thoshte se jetën luksoze e bënte fal babit të saj, por kohët e fundit doli të jetë pak më ndryshe. Ajo ka arritur që të mbante të fshehur lidhjen me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobahni.

Ai është i biri i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.

Ndonëse Morena nuk e ka nxjerrë as edhe një status, as edhe një fotografi që e dëshmon lidhjen e saj me miliarderin, ky i fundit ka shpërthyer duke bërë edhe tatuazh emrin e saj e duke iu referuar në shqip me fjalët “Të Dua”.

 

ADELINA TAHIRI

Në foto: Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov

Ajo që bëri bujë para pak viteve ishte pikërisht këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri. Kjo pasi që në media shpërthyen lajmet se këngëtarja shqiptare ishte në lidhje me një biznesmen 50-vjeçar.

Nuk vonoi shumë dhe u mësua identiteti i personit në fjalë. Ai është Serjozha Markov, me të cilin këngëtarja edhe zyrtarisht është martuar në fund të vitit 2017-të.

Qysh atëherë për këngëtaren e cila shumë shpejt pritet të bëhet nënë, dhuratat nga më luksozet nuk kanë pasur të ndalur.

Siç duket lidhja e mundshme e Adelina Tahirit me basketbollistin Dardan Berisha, që u përfol gjatë në media nuk ishte ajo përfundimtarja. Këngëtarja kishte zgjedhur që jetën ta kalonte me një  burrë maqedonas gjë që edhe po e bënë.

Në foto: Dardan Berisha dhe Adelina Tahiri

 

ANGELA MARTINI

Në foto: Angela Martini dhe Dragos Savulescu

Nuk ka se si t’i mungonte listës me këngëtaret që u martuan ose nisën lidhje me burra jo-shqiptar.

Modelja, Anglea Martini e cila shquhet si një vajzë joshëse e me një trup[ perfekt, njihet për një seri lidhjesh të cilat edhe vet i ka bërë publike.

Lidhjet e saj mund t’i rendisim duke filluar nga ajo e para për të cilën këngëtarja pat thënë se e kishte nisur kur ishte vetëm 17-vjeçe me një djalë nga Zvicra.

Më pas ajo u përfol edhe për një lidhje disa mujore me futbollistin shqiptar, Pajtim Kasamin. Vetëm pak më vonë dolën informacione jozyrtare që tregonin se Martini kishte nisur lidhjen edhe me Tim Vogel një milioner.

Nuk shkoi larg e u përfol për një lidhje romantike me reperin nga Kosova, Ledri Vula. Thashethemet për lidhjen mes këtyre dyve lindën qysh kur muzikës iu rikthye Ledri, e pjesë e videoklipit ishte edhe Martini.

Në foto: Ledri Vula dhe Angela Martini

Por lidhjet e Martinit nuk përfundojnë këtu, ajo u tha se kishte nisur lidhjen me biznesmenin miliarder turk, Ali Baran Suzer. Pas kësaj pat aferë dashurie edhe me një reper të njohur amerikan i cili kishte 29-vjet diferencë në moshë me modelen. Fjala është për lidhjen e saj me reperin, Russell Simmons.

Në foto: Russell Simmons dhe Angela Martini

E tash ajo nuk ka edhe shumë muaj që më në fund ka kurorëzuar dashurinë e saj me një biznesmen tjetër. Pa e ditur askush, Martini ishte martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Këtë ajo e ka bërë të ditur vet në “Instagram”. / © GazetaBlic / F.B /

10/22/2018 11:21

Publikohet ‘A don LOVE’! Dashuri, prekje, por këtë detaj nuk e keni parë të klipi i Noizyt dhe Dafina Zeqirit