Showtime

Bukuroshe qysh në fëmijëri, ish e dashura e Endrit Thaçit!

03/14/2019 20:35
nga:L I

Ajo u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan GazetaBlic.

Flasim për Arta Nitaj e cila me rolin e “Xhesikës” arriti të pëlqehej shumë, shtuar këtu edhe paraqitjen e saj, ku komentet e shumta për format e saj nuk mungojnë asnjëherë!

Arta Nitaj përveç si aktore, ajo është përfolur gjatë edhe si e dashura e Endrit Thaçit, por edhe pse asnjëherë nuk e pranuan hapur, dyshja shpesh kanë publikuar fotografi së bashku.

Sot, ajo është rikthyer pas në kohë, duke publikuar një fotografi nga fëmijëria, e që në fakt aktorja duket po aq e ëmbël sa sot.

Përveç djalit të Thaçit, Arta Nitaj ka qenë në lidhje dashurie edhe me këngëtarin Bruno, madje me të kanë dhe tatuazh të përbashkët në pjesën e qafës./GazetaBlic

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte