Sporti

Bujar Shabani tallet keq me Muhamed Useinin: Çu se u kry loja!

11/29/2020 20:54
nga:Lorik J

Drita ka shënuar një fitore me përmbysje ndaj Gjilanit duke fituar me rezultat 2:3, në njërin nga derbit më emocionues të pasluftës

Ky takim që u zhvillua pa praninë e tifozëve i takoi javës së 15-të dhe me këtë fitore Drita vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Drita regjistroi fitore të çmendur në pasditën e sotme, duke qenë fillimisht në disavantazh 2:1, e më pas duke e rikthyer rezultatin në 2:3.

Kurse mesfushori ferizajas i Dritës, Bujar Shabani, është tallur me mesfushorin e Gjilanit, Muhamed Useini.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet Useini i shtrirë në fushën e gjelbër edhe ia ka bashkangjitur mbishkrimin ‘Çu se u kry loja’.