Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” flet për rikthimin aktiv në politikë.
Buja pati kritika të forta për opozitën dhe njëkohesisht për partinë në të cilën ai bën pjesë, PDK-në.
Ai tha se të njëjtit janë duke e atakuar shumë dobët pushtetin pavarësisht se kanë shumë argumenta.
Buja tha se LVV-ja ka një rënie të jashtëzakonshme ndërsa PDK-ja do të jetë në luftë për vendin e pare.
“Opozita si opozitë dhe partia ku unë bëj pjesë, mjaft dobët janë duke e atakuar pushtetin sepse ka shumë argumente, ka shumë forma të atakimit të pushtetit për t’i qartësuar qytetarët në veçanti rininë se ky pushtet po na rrezikon me të gjithë aleancat tona që i kemi patur dhe po e rrezikon edhe vetë shtet-ndërtimin. Lëvizja Vetëvendosje ka një rënie të jashtëzakonshme. Kur flitet për sondazhe që e nxjerrin LVV-në të parën, 34-37% paramendoni sa ka rënë nga 51%. Në dy muajt e fundit me këto afera që po i dalin në vazhdimësi nga mediat, nepotizmi që ka lulëzu në Kosovë, luftën e ashpër që po e bëjnë me e kap çdo segment të jetës, realisht do të bie shumë edhe në këto dy muaj. Zakonisht elektorati përcaktohet pas kandidimeve, ne e kemi një kandidat të jashtëzakonshëm, Bedri Hamzën për Kryeministër. Ne do të luftojmë për vendin e parë si Parti Demokratike, do të jemi në garë me Vetëvendosjen. Edhe LDK-ja ka avancuar bukur shumë dhe nuk besoj se Vetëvendosja do të jetë një parti që do të ketë mundësinë me e formu qeverinë vetë” tha Buja në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”